Rama reagon për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur: Lamtumirë Mirush!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, Mirush Kabashi mëngjesin e kësaj të marte.
Rama ka ndarë një foto të artistit duke shkruar shkurt: “Lamtumirë Mirush”.
Artisti mbylli sytë përgjithmonë në moshën 75 vjeçare në orët e para të mëngjesit të së martës, njoftuan familjarët e tij.
Mirush Kabashi ishte aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma, ku shpesh herë ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve artistike. Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë.
Një pjesë të jetës ia kushtoi teatrit, ku ndër rolet më të veçanta ishte ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.