Rama pret arkitektin e njohur japonez: Park i ri për artin në rrethinat e Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim mjeshtrin e madh të arkitekturës bashkëkohore, Kengo Kuma.

Në këtë takim, kreh ministrit të ri Blendi Gonxhja, Rama shkruan se është diskutuar për një projekt të ri në rrethinat e Tiranës që do i dedikohet artit.

“Me mjeshtrin e madh të arkitekturës bashkëkohore, Kengo Kuma, për projektin e Parkut të ri të Artit në rrethinat e Tiranës, ku do të krijohet një hapësirë e bukur për artistët, artdashësit e fëmijët dhe një destinacion i ri për turistët”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Në këtë projekt do të krijohet një hapësirë e bukur për artistët, artdashësit e fëmijët dhe një destinacion i ri për turistët.

 

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com