Një sistem të ri, me në qendër mësuesin ka premtuar kryeministri Edi Rama, i cili është i pranishëm në një event ku po prezantohet Programit Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se qeveria që ai drejton do të bëjë të pamundurën që të rritë mbështetjen e gjithanshme për shkollën. Po ashtu, kreu i qeverisë theksoi nevojën për kapital njerëzor të kualifikuar në një botë që po shkon drejt plakjes.
“Është një kohë në të cilën, ka filluar një luftë pa armë, shumë e egër, për kapitalin njerëzor. Vendet më të zhvilluara, që sot po përballen me fenomenin e pandalshëm të plakjes, që janë në krye të trenit të Europës, janë investuar, për të marrë kapital njerëzor, ku të munden, pa mëshirë. Oferta e tyre është shumë e fortë se oferta jonë. Ta mbrojmë sa të mundemi, kapitalin njerëzor, dhe cilësinë e tij në vendit tonë,” shtoi kryeministri.
Rama kujtoi po ashtu, se rritja e pagave për mësuesit do të vijojë.
“Pagat së shpejti do të shkojnë mesatarisht 950 euro. Kjo nuk mjafton. Na duhet të reformojmë sistemit. Mekanizimin e rritjes së pagave çdo pesë vite, duhet ta reformojmë komplet.”
Gjithashtu, kreu i qeverisë foli për nivele të ndryshme pagash për arsimtarësh, të cilat do të bazohen në meritë dhe kualifikime. Por, siç shtoi ai, për këtë duhet një sistem i besueshëm trajnimesh.
/a.r