Rama nga Vlora: Brenda disa ditësh nis shpërndarja e bonusit të pensionistëve për festat e fundvitit

Kryeministri Edi Rama ka dhënë dy lajme të mira në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Vlorë. Ai ka njoftuar se brenda pak ditësh do të nis shpërndarja e bonusit të pensionistëve për festat e fundvitit.

Sakaq, për herë të parë është vendosur 2% e buxhetit për mbrojtjen në Shqipëri.

“Brenda disa ditësh, do të fillojë shpërndarja e bonusit të pensionistëve për festat e Vitit të Ri, ashtu siç u bë dhe vitin e kaluar dhe ashtu siç është bërë gjatë gjithë këtyre viteve.

Tjetra, ne me këtë buxhet kemi vendosur dhe objektivin në NATO dhe për herë të parë do të kemi 2% të buxhetit për mbrojtjen“, tha ndër të tjera Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com