Rama në Shkup: Të afrohemi sa më shumë me BE! Derisa të na aderojë, të aderohemi vetë ne

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Samitin për Ballkanin Perëndimor që po mbahet këtë të hënë (22 janar) në Shkup, deklaroi se deri në momentin që Bashkimi Evropian të bëjë rajonin pjesë të saj, ky i fundit të bëjë treg të përbashkët.

Kreu i qeverisë shqiptare vuri theksin te sfidat dhe përfitimet e Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë në Bashkimin Evropian.

Kjo është sfidë e madhe dhe përfitim i madh nëse duam të bëhemi pjesë e kësaj familje. Nëse duam dhe jemi të gatshëm të sakrifikoni, të jepni diçka prej vetes dhe jo të luani loja.

këtu bëhet fjalë për testin e madh të pjekurisë për ne dhe ne duhet ta kalojmë këtë. Mund ta paramendoninë ccfarë pozicioni më të mirë do ishim nëse BE do ishte më serioze në menaxhimin në ccështjet e vërteta. Kështu duhej të ishte kur filloi Procesi i Berlinit. Një vit më pas ne filluam me Ballkanin e Hapur.

Derisa të presim dhe përsa kohë që BE-ja të na aderojë, të aderohemi vetë ne”, tha Rama në fjalën e tij.

Kryeministri bëri thirrje për afrim më të madh drejt BE-së.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com