Rama ndan pamjet: Vazhdojnë punimet në kantierin Tiranë-Durrës loti 1 dhe 2

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet në kantierin e rrugës Tiranë-Durrës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama shprehet se vazhdojnë punimet në lotin 1 dhe 2 të këtij kantieri.

“Vijojnë punimet në kantierin Tiranë-Durrës Loti 1 dhe 2, që përfshijnë 6 km e parë të rrugës në drejtim të Durrësit”, shkruan Rama në postimin e tij.

Kujtojmë se autostrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet me nga një korsi në të dy krahët e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com