Rama ndan pamjet nga plazhi dhe ironizon: Jala, plot me patronazhistë (VIDEO)

Në kulmin e debatit për turistët në vendin tonë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të publikojë disa pamje nga plazhi i Jalës, por edhe të ironizojë.

“Jala plot me patronazhistë”, shkruan Rama krahas pamjeve.

Ky reagim i kryeministrit vjen edhe pas zërave të shumta që qarkullojnë se në Shqipëri nuk ka turistë.

Rama sot në mëngjesi doli me një videomesazh nga Dhërmiu ku edhe po kalon pushimet verore, për të publikuar shifrat e hyrjeve në Shqipëri dhe për t’iu përgjigjur të gjithë kritikëve që thonë se nuk në vendin tonë nuk ka turistë.

Kreu i qeverisë thotë se nga aeroporti i Rinasit kanë hyrë pothuajse 1 milionë e 200 mijë pasagjerë, mbi 350 mijë më shumë se vjet. Madje, sipas tij këtë korrik është thyer edhe një rekord tjetër, ai i hyrjeve në një ditë të vetme, 44 mijë pasagjerë.

Sa i takon aludimeve se vendin e kanë braktisur edhe shqiptarët e Kosovës, Rama përsëri nxori shifrat, duke thënë se kjo është një teori dashakeqëse.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com