Rama ndan lajmin: Nxënësit dhe mësuesit në diasporë kanë në duar librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare”

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook thotë se në diasporë tashmë në klasat shqipe janë shpërndarë librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare”.

Rama thotë se këto libra janë në duart e nxënësve dhe mësuesve, të cilët u mësojnë me shumë dashuri dhe përkushtim gjuhën, traditën dhe kulturën shqiptare.

“MIRËMËNGJES dhe me fillimin e mbarë për klasat shqipe në diasporë, ku librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” niveli I dhe II janë tashmë në duart e nxënësve dhe mësuesve, që me shumë dashuri dhe përkushtim po u mësojnë gjuhën e bukur shqipe, traditat dhe kulturën shqiptare, uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com