Në Durrës po vijon puna për ndërtimin e shkollës së mesme sportive “Benardina Qerraxhia”.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale fotografi nga ky kantier punimesh, ku përveç godinës së shkollës po investohet edhe për ndërtimin e konviktit.
Rama bëri të ditur se në ambientet e reja të kësaj shkolle do të studiojnë 250 nxënës, ndërsa konvikti do të jetë në dispozicion të 150 të rinjve.
Ndërtimi i shkollës së mesme sportive “Benardina Qerraxhia” dhe konviktit të kësaj shkolle, janë financuar nga Bashkimi Europian, nëpërmjet programit të zbatuar nga UNDP.
Me përfundimin e punimeve stafi pedagogjik dhe nxënësit e shkollës do të kryejnë procesin arsimor në një godinë me standarde evropiane.
/a.r