Rama mbledh qeverinë e kryebashkiakët në Shkodër, takimit i bashkohen dy të zgjedhurit e opozitës

Kryebashiaku i Fushë-Arrëz, Hilë Curri dhe ai i Pukës, Rrok Doda, i janë bashkuar mbledhjes së qeverisë që po mbahet në Shkodër.

Dy kryebashkiakët e opozitës kanë dalë nga listat e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Hilë Curri dhe Rrok Doda kanë vendosur që të marrin pjesë në takimin e qeverisë në Shkodër, ku janë mbledhur kabineti qeveritar, si edhe drejtuesit politikë e krerët socialistë të bashkive.

Ende nuk dihet nëse në takim do të jenë të pranishëm dhe të zgjedhur të tjerë nga 6 kryebashkiakët që Berisha dhe Meta arritën të fitonin në zgjedhjet e fundit lokale përveç Fredi Belerit që ndodhet në burg.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com