Rama mbledh drejtuesit politikë, deri më 11 janar duhet të përfundojë patronazhimi i Diasporës

Rama mbledh në PS drejtuesit politik për votën e diasporës. Në këtë takim i pranishëm është edhe Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Në fokus të këtij takim është vota e diasporës, ku drejtuesit e qarqeve duhet të raportojnë për punën e bërë deri më tani, sa emigrantë janë identifikuar nga socialistët.

Deri më 11 janar ky proces patronazhimi i votës duhet të përfundojë, pasi në këtë datë nis zyrtarisht është regjistrimi në KQZ i Diasporës.

Në zgjedhjet e 11 majit për herë të parë do të votojnë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Socialistët kërkojnë mandatin e katërt, ndërsa përveç Partisë Demokratike me aleatët e saj, në skenë janë futur edhe disa parti të tjera, si Nisma Thurje, Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com