Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Kosovës, Albin Kurti dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor kanë pozuar bashkë me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në Bruksel, ku janë thirrur për një drekë pune.
Rama u vendos krah Kurtit për realizimin e fotografisë. Takimi u thirr nga Von der Leyen për të diskutuar me liderët e rajonit për procesin e zgjerimit.
Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë takim të mundshëm mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili është gjithashtu i pranishëm në Bruksel.
/a.r