Kryeministri Edi Rama u shpreh optimist për shifrat e turistëve këtë vit. Kreu i qeverisë shqiptare tha se vitin e shkuar u regjistruan 10 milionë turistë në Shqipëri ndërsa këtë vit sipas zotit Rama kjo shifër mund të tejkalohet.
“Sot Shqipëria është mangnet që tërheq vizitor, vjet arritëm që të kishim 10 milionë turistë dhe shifra e këtij viti mund të jetë edhe me e lartë dhe është një e dhënë që reflketohet në zhvillimin e vendit, në rritjen e ekonomisë dhe pagave në vend.
Sot kemi një pagë në sektorinë publik që shkon 900 euro, në sektorin privat sot paga është më e lartë se më parë. Kemi një rritje të investimeve të huaja dhe kemi një interesim të madhe për Shqipërinë, jo vetëm në aspektin e turizmit, por edhe në sektorët strategjik nga energjia tek telekomunikacioni, ndërtimi e me radhë dhe këto duhet të na thonë që stadi në të cilin gjendemi është i favorshëm për të synuar hapin e madh përfundimtar dhe për ta vendosur flamurin tonë në oborrin e BE në Bruksel.
Duhet të nxisim çdo energji që e bën Rajonin sa më bashkëpunues, që e bën më të ndjeshëm ndaj së ardhmes dhe sa më pak ndaj të shkuarës. Ne duhet ta lexojmë të shkuarën dme sytë e së ardhmes dhe kjo është pika kyçe mbi të cilën ne ngremë marrëdhëniet me vendet e Rajonit”, tha Rama.
/a.r