Kryeministri Rama thotë se Janari i thuajse 500 mijë turistëve lajmëron një vit fantastik për Shqipërinë.
Në një postim në “Facebook”, kryeministri Rama shkruan se këtë këtë Janar janë shënuar 30% më shumë flukse vizitorësh krahasuar me Janarin 2023.
Rama gjithashtu thotë se është shtuar pesha e vizitorëve nga disa vende të mëdha në hartën e prurjeve turistike.
“Janari i thuajse 1/2 milionë turistëve lajmëron një vit fantastik për Shqipërinë Turistike! 30% më shumë flukse vizitorësh krahasuar me Janarin 2023, teksa shtohet pesha e vizitorëve nga disa vende të mëdha në hartën e prurjeve turistike”, shkruan Rama në Facebook.
/a.r