Rama “i mbyll derën” Britanisë: Marrëveshja për emigrantët, ekskluzive vetëm për Italinë

Kryeministri Edi Rama i ka mbyllur derën transferimit të mundshëm të emigrantëve nga shtete të tjera në Shqipëri, përveç Italisë, me të cilën kemi tashmë një marrëveshje. Nga Brukseli, Rama tha në një prononcim për Euronews, se marrëveshja e Italinë është ekskluzive. “I duam të gjithë, por me Italinë kemi dashuri pa kushte”, tha Rama të enjten.

Deklarata vjen pasi Kryeministri britanik, Keir Starmer, u takua në Romë me homologen italiane Giorgia Meloni për të diskutuar, ndër të tjera, edhe për skemën që do të zbatohet mes Italisë dhe Shqipërisë. Sipas saj, emigrantët që kërkojnë azil në Itali do të dërgohen në kampin e ngritur në Shëngjin në pritje të vlerësimit të aplikimit të tyre, për t’u dërguar më pas në Itali nëse marrin përgjigje pozitive, ose në vendin e origjinës nëse aplikimi refuzohet. “Vendosëm të bëjmë këtë marrëveshje bazuar te ndjenja e përgjegjësisë si fqinj, si europianë”, tha Rama.

Sipas marrëveshjes, në vendin tonë do të dërgohen deri në 36 mijë azilkërkues në vit. BE nuk e ka kundërshtuar marrëveshjen.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com