Rama i çon “ndihmës” Çuçit, emëron Vengun drejtues politik në Vlorë! Klosi zyrtarizohet në Dibër

Edi Rama ka bërë të tjera ndryshime sa i përket drejtuesve politik të Qarqeve. Burime bëjnë me dije se gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së PS-së është zyrtarizuar ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu si drejtues politik në Vlorë.

Pirro Vengu do të jetë ndihmës i Bledi Çuçit, duke e bashkëdrejtuar së bashku Qarkun e Vlorës. Çuçi ishte caktuar që në Asamblenë e shtatorit si drejtues qarku në Vlorë dhe nuk dihet pse Rama ka marrë vendimin për t’i çuar një ndihmës.

Nga postimet në rrjetet sociale, Pirro Vengu kuptohet se e ka nisur prej disa ditësh punën si drejtues politik në Vlorë, por ditën e sotme u bë zyrtarizimi i tij.

Më herët raportuam se në mbledhjen e sotme, Edi Rama zyrtarizoi dhe emërimin e Blendi Klosit si drejtues politik i PS-së në Qarkun e Dibrës. Në këtë post ai do të zëvendësojë Blendi Gonxhen, i cili është trasnferuar si drejtues politik i PS në Tiranë, ku do të mbulojë zonën e Kombinatit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com