Rama fton artëdashësit: Përjetoni përvojën magjike të “Zâ Fest” në Shkodër!

Kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët që t’i bashkohen aktivitetit “Zâ Fest” në Shkodër që do të mbahet nga 18-20 Korrik.

“ZA Fest” është një krijim artistik i kantautorit të njohur Vlashent Sata.

Ai vjen këtë vit me edicionin e tij të tetë.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video informuese mbi këtë aktivitet artistik ku përgjatë 3 netëve do të perfomojnë artistë shqiptarë e të huaj.

“ZA Fest” synon promovimin e traditës, vlerave dhe kulturës së Shkodrës.

Më herët ky festival është zhvilluar edhe në Theth, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh.

Kësaj here vëmendja mbetet brenda qytetit të  Shkodrës, e sidomos te kalaja e famshme e Rozafës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com