Rama flet si pacient i QSUT-së: Kirurgu im ishte demokrat 24 karat, çfarë më tha në sallën e operacionit

Teksa foli për avancimin e kushteve në spitalet rajonale dhe autonominë menaxheriale për bluzat e bardha, Rama ndau dhe eksperiencën e tij si pacient në QSUT. Ai thotë se përpos shërbimit cilësor që mori, e bëri të ndjehet mirë dhe ajo çfarë i tha një nga mjekët që asistoi në ndërhyrjen e tij kirurgjikale.

 

“10 vite më parë këto pamje do ishin thjesht dhe vetëm pamje të një dëshirë, të një ëndrre që dukej absolutisht e pamundur të realizohej në një kohë relativisht të shkurtër. Sot jemi në një stad krejt tjetër dhe këtë e konfirmoj edhe si pacient i QSUT-së dhe jo më larg se pardje në mos gabohem, ministri i Jashtëm bëri një operacion në Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme më shkruan dhe mesazh që nuk e besoj dot akoma që ky është spitali ynë në Tiranë, dhe kështu dëshmojnë shumë njerëz që kanë kaluar nga ai spital që është për nga kushtet dhe ekspertiza e mjekësve, është ndër spitalet më të mira të Europës.

Patjetër që më vjen mirë ta kujtoj se ­çfarë më tha një nga operuesit e mi dhe po e citoj se ai është demkrat 24 karat, ishte nder të të kishim në sallën e operacionit  më tha, për herë të parë në shërbimin shëndetësor një kryeministër. I them këto për të sjellë në aktualitetin e kohës së sotme këtë përpjekje pa të cilën do ishte e pamundur të mblidheshim sot për kartat e autonomisë spitalore.”

Kreu i qeverisë iu nënshtrua një ndërhyrjeje për heqjen e  apandesitit më17 Prill të vitit të kaluar. Sipas Zyrës së Shtypit, operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com