Rama flet nga Budapesti për fitoren e Donald Trump: Kur u zgjodh herën e parë…

Kryeministri Edi Rama, në Samitin e Komitetit Politik Europian në Budapest, komentoi zgjedhjen e Donald Trump si President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për herë të dytë. Rama ka thënë se për shqiptarët “SHBA-ja është SHBA” dhe se nuk bën dallim se kush e drejton Shtëpinë e Bardhë.

“Për Shqipërinë nuk do të thotë asgjë zgjedhja e Trump, në sensin që nuk ndryshon asgjë. Kushdo që është në Shtëpinë e Bardhë nuk bën dallim, meqë SHBA-ja është SHBA. Ne s’jemi të ndikuar nga emocionet, për shkak se për ne është e njëjtë”, ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi më tej se kur Trump ishte zgjedhur për herë të parë President, të gjithë ishin frikësuar, megjithatë thotë se gjatë asaj periudhe, NATO ishte bërë edhe më e fortë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com