Rama, Erdoganin dhe Mitsotakis bashkë në Budapest! Çfarë diskutuan tre liderët

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin turk, Recep Tayipp Erdogan dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis pak para fillimit të takimit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Mediat greke shkruajnë se gjatë kësaj bisede informale, liderët shkëmbyen mendime mbi rezultatet e zgjedhjeve amerikane, si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Liderët evropianë u mblodhën në Hungari për samitin e pestë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), një platformë që u themelua në vitin 2022 për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet vendeve evropiane në trajtimin e çështjeve kryesore globale.

Samiti pritet të fokusohet në disa tema të rëndësishme, përfshirë situatën në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe sfidat që lidhen me sigurinë ekonomike dhe migracionin e parregullt në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com