Gazetaret e pyetën Damian Gjiknurin nëse është e vërtetë se kryeministri Rama e shkarkoi nga posti i sekretarit të përgjithshëm të PS, për shkak se mbrojti Arben Ahmetajn, referuar vet asaj që ish-zëvendëskryeministri deklaroi nga arratia.
Ai anashkaloi përgjigjen e drejtpërdrejtë, duke theksuar se kur të dalë në pension do t’i shkruajë kujtimet e tij nga politika.
“Shpjegimet e mia i kam dhënë menjëherë në një konferencë për shtyp. Tani kur të dal në pension politik do t’i shkruaj kujtimet e mia”, u shpreh Gjinkuri.
Më herët, deputetët e Rithemelimit nuk lejuan bashkëkryetarin Damian Gjiknuri që të futej në sallën ku do të zhvillohej komisioni për reformën zgjedhore, duke i kërkuar që të ndryshohej bashkëkryetari, Enkelejd Alibeaj.
Për gazetarët, Damian Gjiknuri u shpreh i habitur se si dy grupet e PD po bllokojnë reformën zgjedhore, dikush fizikisht e dikush duke mos u paraqitur, siç ndodhi sot me bashkëkryetarin Enkelejd Alibeaj. Në çdo rast, Gjiknuri ritheksoi komoditetin që kanë edhe me Kodin aktual zgjedhor.
/f.s