“Rama e fali”/ Eksperti: Maqedonia do ta arrestojë Kurtin nëse fut “hundët” në zgjedhje

Eksperti Jeton Halimi, në një intervistë për Euronews Albania, foli në lidhje me situatën në Kosovë dhe marrëdhëniet që kërkon të krijojë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me shqiptarët në rajon.

Ai theksoi se Edi Rama e fali Kurtin që u fut në zgjedhjet e Shqipërisë, por sipas tij kjo nuk do të ndodhë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij nëse Kurti merr dhe njëherë pjesë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, do të arrestohet nga autoritetet ligjzbatuese.

“Kurti u fut dhe tek zgjedhjet e Shqipërisë por që ishte i pasuksesshëm. Rama në një mënyrë e fali. Në Maqedoni ishte herën e kaluar Kurti, por mori mesazhin e qartë nga institucionet që edhe njëherë nëse futet atje, mund të arrestohet nga organet ligjzbatuese.

Mendoj se nuk është koha që Kurti të bëjë përçarje, asnjë lëvizje vetëm e vetëm për të qenë një “sulltan’ në vendet ku ka shqiptarë. Mendoj se këto veprime nuk i bëjnë mirë as Kosovës dhe as shtetit ku janë shqiptarët. E vetmja parti që përfaqëson shqiptarët në Maqedoni është Ali Ahmeti. Nëse nuk do ishte Ahmeti shqiotarët nuk do i kishin ato të mira siç i kanë tani në Maqedoni”-tha ai.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com