Kryeministri, Edi Rama ka qenë i ftuar me anë të një lidhje live në emisionin “Metropolis”, në televizionin online të gazetës La Repubblica, për të reaguar në lidhje me emisionin mbi Shqipërinë në Rai3.
Rama ndër të tjera se ai nuk sheh se ku është lidhja politike e Engjëll Agaçit në marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.
Ai shtoi se fakti që media do të sulmojë kryeministren e vendit, Giorgia Meloni, që nuk ka asgjë të keqe, pse duhet të futet Shqipëria dhe një avokat shqiptar.
“E para nuk shoh aktivitetin dhe lidhjen politike të një avokati penal shqiptar. Ky person në 2013 e la Italinë dhe erdhi në Shqipëri.
Nuk shoh lidhjen mes karrierës së tij dhe kësaj marrëveshjeje. Pse duhet të bënte hap pas? Ndërkohë që është një figurë institucionale që ka udhëhequr ekipin tonë drejt kësaj marrëveshje. Nuk më duket se gabohen nëse them që edhe ai edhe avokati që është trajtuar si kriminel, e nuk i dhanë as të drejtë për të kundërshtuar, trajtohet dhe baltoset si të ishte një kriminel. Vetëm për një arsye. Për të sulmuar kryeministren tuaj dhe kjo është në të drejtën tuaj, po ç’hyn avokati shqiptar dhe Shqipëria në këtë mes.
Ai nuk është as një njëri i fshehur as i penduar. Eshtë një figurë institucionale dhe në dispozicion.
Publikut i janë vënë përpara gjëra që unë as nuk i kam thënë kurrë. Unë nuk e di nëse Meloni mendon për zgjedhjet me këtë marrëveshje, por edhe nëse e bën nuk është krim. Ndërsa ai më ka vënë në gojë sikur unë kam thënë që Meloni e do këtë marrëveshje për të fituar zgjedhjet” tha Rama ndër të tjera.