Ikja e aktorit të madh të humorit shkodran e jo vetëm, Zef Dedës ka lënë një boshllëk tek familja dhe arti shqiptar. Të afërmit dhe kolegët, të pikëlluar kanë shprehur ngushëllimet e tyre për largimin e Zefit. Pak më parë dhe kryeministri Edi Rama ka shprehur një meszh ngushëllimi me foton e artitit.
“LAMTUMIRË i dashur Zef”, ka shkruar Rama krahas fotos së aktorit, të cilën e ka shpërndarë pak minuta më parë në Facebook.
Po ashtu edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndau një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur shkodran.
“Një humbje e madhe për humorin dhe artin shqiptar ndarja nga jeta e aktorit shumë të dashur për publikun, Zef Deda. I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Deda. Kujtimi i Zef Dedës do të mbetet i përjetshëm në zemrat e të gjithë shqiptarëve.”, ka shkruar Meta.