Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Kosovës, Albin Kurti dhe dy kryetarët e Kuvendeve, Elisa Spiropali dhe Glauk Konjufca, zhvillojnë një takim para seancës së përbashkët mes dy Parlamenteve. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Rama dhe Kurti mbërritën të ndarë në godinën e Kuvendit të Kosovës, ndërsa para tyre mbërriti kryetarja e Parlamentit shqiptar, Elisa Spiropali, e cila u takua fillimisht me Konjufcën.
Ne seancën e përbashkët mes dy Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës është edhe Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.
Shqipëria dhe Kosova mbledhin sot në Prishtinë dy kuvendet, në një seancë me 130 deputetë ku përfshihen edhe dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti. A2 CNN ka zbuluar agjendën e diskutimeve ku në fokus do të jetë e ardhmja europiane e të dy vendeve.
Seanca e përbashkët është parashikuar të nisë në orën 11:00 të paradites së sotme, ku pas ekzekutimit të Himneve Kombëtare do të flasin kryeparlamentarët, diskutimi i të cilëve është parashikuar 10 minuta. Po kaq minuta do të flasin edhe dy kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, Kurti dhe Rama. Kryetarët e grupeve më të mëdha parlamentare do të flasin nga 5 minuta, ndërsa të tjerët nga 3 minuta.
Kjo është hera e parë që dy kuvendet mbajnë një seancë të përbashkët në Kuvendin e Kosovës. Në këtë seancë do të jenë prezentë të gjithë deputetet e pakicave që jetojnë në Kosovë, me përjashtim të atyre të “Listës serbe”.
Agjenda e seancës së përbashkët Shqipëri-Kosovë
Në këtë mbledhje e cila është paraparë që të nis nga ora 10:00, do të marrin pjesë të gjithë drejtuesit grupeve parlamentare pozitë-opozitë të të dyja vendeve.
Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës
Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtar
Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës
Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës 10 minuta.
Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë 10 minuta
Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë 3 minuta.
Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës 3 minuta.
Fatmir Mediu, Anëtar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë 3 minuta.
Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës 3 minuta.
Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës 3 minuta.
Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë 5 minuta.
Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës 5 minuta.
Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kuvendi i Shqipërisë 5 minuta.
Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës 5 minuta.
Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë 10 minuta.
Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës 10 minuta.