Rama dhe Kurti firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit për Lojërat Mesdhetare 2030

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i Kosovës, Albin Kurti, kanë zhvilluar një takim të shkurtër pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët të Kuvendeve Shqipëri-Kosovë, mbajtur në Prishtinë.

Në takimin mes liderëve të dy vendeve, është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Pas përfundimit të takimit, Rama dhe Kurti nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për media, ndonëse janë pyetur mbi kohëzgjatjen e takimit.

Dy liderët, Rama dhe Kurti mbajnë fjalët përkatëse në Parlamentin e Kosovës, ku përsëritën nevojën për të qenë pjesë e familjes së madhe të BE-së.

Po ashtu, Rama dhe Kurti, nënvizuan se Kosova duhet gjithashtu të anëtarësohet sa më parë në NATO, si e vetmja rrugëzgjidhje për stabilitetin në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com