Rama: Censusi ndërkombëtar i shpendëve ujorë dimërues me rëndësi për dokumentimin e ligatinave

Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë Dimërues është një ngjarje ndërkombëtare, e cila zhvillohet edhe në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga aktiviteti i Censusit të Shpendëve Ujorë Dimërues.

“Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura por edhe dhjetëra ekspertë, vullnetarë dhe pasionantë të natyrës e biodiversitetit që kanë zbritur në terren për të dokumentuar ligatinat”, u shpreh Rama.

Censusi po kryhet në 33 vendnumërime në të gjithë vendin.

Rreth 143 shtete nga e gjithë bota realizojnë këtë studim kaq të rëndësishëm, pasi popullata të ndryshme të shpendëve të ujit kërkojnë skema të ndryshme monitorimi.

Regjistrimi Ndërkombëtar i shpendëve të ujit përfshinë të gjitha llojet e ligatinave natyrore dhe ato të krijuara nga njeriu, si edhe të gjithë llojet e shpendëve që hasen në këto habitate.

Shqipëria i është bashkuar Censit Ndërkombëtar të Shpendëve të Ujit që në vitin 1993, ku fillimisht ky census u zhvillua në habitatet bregdetare dhe liqenin e Shkodrës. Në nivel ndërkombëtar cenusi ka filluar që në vitin 1967.

/a.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com