Në takimin e zhvilluar në Dibër për procesin e rienergjezimit të PS me organizatat socialiste, kryeministri Rama nuk la pa komentuar edhe procesin e anëtarësimit në BE, duke nënvizuar se kjo kërkon bashkëpunim të të gjithave palëve, pasi nuk është ‘qeveria ajo që futet në BE”.
Kryeministri Rama theksoi se vitet e ardhshme janë vitet të vështira për të realizuar shumë detyra.
“Në një parti ku fryma është e shëndetshme dhe energjia është pozitive edhe të tjerë mund të përfshihet. Dibra i ka të gjitha mundësitë për të pasur një PS gjithmonë e më të fortë dhe për të pasur ambicie për të bërë edhe më tej një hap pozitiv.
Anëtarësimi në BE është një proces detyrash të rënda shtëpie që nuk janë thjesht detyra për qeverinë, por për të gjithë sektorët dhe pushtetet qeveri-parlament –drejtësi, por edhe për sektorin privat dhe shoqërinë civile. Në BE nuk do të hyjë qeveria do të hyjë Shqipëria. Lidershipi i PS dhe PS si forcë udhëheqëse e këtij procesi është e pazëvendësueshme”, tha Rama./m.j