Rama: 154 kabinete dentare në shkolla, trajtim falas për mbi 213 mijë nxënës

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar që me nisjen e vitit të ri shkollor do të hapen 154 kabinetet dentare të reja në ambiente ku do të zhvillohet mësimi.

Programi i Depistimit të Shëndetit dhe Kujdesit Dentar është lancuar nga qeveria në 2022 dhe ka si qëllim përkujdesjen për fëmijët e grup moshave 6-14 vjeç në shkolla.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu kanë publikuar të dhënat se sa fëmijë përfitojnë nga ky program.

Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruan se “me hapjen e 154 kabineteve dentare në shkolla kemi mundësuar evidentimin e problematikave dentare tek nxënësit në një fazë të hershme, duke promovuar kujdesin e rregullt për shëndetin dhe mbrojtjen e dhëmbëve”.

“Janë 208 mjekë stomatologë që japin shërbim, duke mbuluar 213,097 fëmijë në të gjithë vendin, për të siguruar që çdo fëmijë të ketë akses në kujdesin dentar” shkruan Rama.

Më tej Rama shkruan se, “të angazhuar për të siguruar që fëmijët tanë të kenë akses të barabartë në shëndetin dentar dhe krijimin e një mjedisi që ndërgjegjëson kujdesin ndaj shëndetit të tyre të përgjithshëm.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com