Radhë të gjata dhe ryshfet në pikat doganore me Greqinë, arrestohen doganieri dhe polici, një tjetër në kërkim

Me urdhër të AMP-së, 2 zyrtarë policie janë arrestuar nën akuzën e korrupsionit. Mësohet se në pranga ranë përgjegjësi i doganës dhe doganieri në Kakavijë, ndërsa një tjetër punonjës i doganës është shpallur në kërkim.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dyshime se doganierë dhe efektivë policie ishin të përfshirë në skema korruptive në lidhje me procedurat e parregullta të zhdoganimit duke përfituar shuma parash.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se 1 trajler, 4 kamiona të tonazhit të rëndë si dhe mjete të tjera të mbushura me mallra kaluan pikën kufitare pa kryer kontrolle si dhe duke i shmangur pagesave të zhdoganimit.

Në pikat kufitare me Greqinë vazhdon të ketë një fluks të shtuar emigrantësh, të cilët vijnë në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 8441 shtetas dhe kanë dalë 2882.

Po ashtu raportohet se në Qafë-Thanë kanë hyrë 4149 shtetas dhe kanë dalë 3403.

Kujtojmë se në pikat kufitare të vendit tonë me shtetet fqinje ka pasur fluks udhëtarësh, madje në disa radhe edhe radhë ku qytetarëve iu është dashur të presin disa orë në doganë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com