Radhë kilometrike në pikën kufitare të Kakavijës

Radhë kilometrike automjetesh janë shkaktuar këtë të mërkurë në pikën kufitare të Kakavijës.

Puna vetëm me dy sportele ka shkaktuar radhën e gjatë të automjeteve që po presin prej orësh për të hyrë në tokën shqiptare.

Mësohet se automjetet janë të ndara në tre korsi duke zënë me 90% trafikun. Theksojmë se, shkak për këtë anomali raportohet të jetë puna me dy sportele e palës greke pasi nga ana e palës shqiptare nuk ka fluks.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com