Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Mat, ku dy persona kanë rënë nga ura e Shkopetit, duke përfunduar në lumë.
Si pasojë e kësaj, një grua ka ndërruar jetë, ndërsa nuk bëhet me dije gjendja shëndetësore e personit tjetër, i cili ka qenë duke e ndihmuar viktimën.
Viktima ka qenë duke kaluar urën me paterica, ndërsa të dy personat kanë qenë banorë të zonës.