Ra nga lartësia teksa punonte në terminalin e aeroportit të Vlorës, humb jetën punëtori 39-vjeçar

Një person ka humbur jetën ditën e sotme gjatë punimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Mësohet se personi ka qenë punëtor brenda kantierit dhe ka rënë nga lartësia gjatë punimeve për godinën e terminalit.

Sipas raportimeve të Report Tv mësohet se punëtori ishte rreth 45-50 vjeç. Kamerat e Report Tv kanë kapur dhe pamjet e ambulancës nga vendngjarja.


Policia dhe ekspertiza kanë mbërritur menjëherë në vendngjarja për të kryer hetime mbi ngjarjen.

Sipas njoftimit të polcisë thuhet se 38-vjeçari D.H ka humbur jetën gjatë punimeve ne një terminal, ku ka humbur jetën pas rënies nga lartësia.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:40, në fshatin Akërni, në ambientet e aeroportit të Vlorës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia, gjatë punimeve në terminal, shtetasi D. H., 38 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rastit, do të merren në pyetje shtetasit përgjegjës për punimet në aeroport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com