Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte, ndërron jetë elektricisti në Divjakë

Një elektriçist ka humbur jetën ditën e sotme, në fshatin Mërtish, në Bashkinë Divjakë.

Burime për mediat bëjnë me dije se elektriçisti Xhuljo Shtëmbari rreth 30 vjeç ka mbetur i vdekur teksa punonte për riparimin e linjës Mërtish – Gradishtë.

Mesa duket ka qenë një gabim në komunikim pasi Shtëmbari i është thënë se linja është stakuar dhe ky i fundit është ngjitur të kryejë punime dhe ka mbetur i vdekur në vend nga rryma elektrike. Duket se është një gabim njerëzor i punonjësit që ka takuar linjën.


Policia në vendngjarje po kryen procedurat për të zbardhur ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com