Ra aksidentalisht apo u qëllua me armë? Dyshime për tragjedinë ajrore në Kazakistan

Autoritetet në Kazakistan vijojnë me intensitet hetimet për avionin e rrëzuar një ditë më parë, në një tragjedi që iu mori jetën 38 pasagjerëve, teksa 29 të tjerë arritën të mbijetonin.

Në bord të avionit Embraer 190 ndodheshin 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit, sipas ministrisë së transportit.

Avioni i Azerbaijan Airlines, fluturimi J2-8243, ishte nisur nga Baku i Azerbajxhanit dhe kishte si destinacion Groznyn në Rusi. Sipas raporteve, avioni ishte devijuar për shkak të mjegullës.

Autoritetet kazake arritën të rikuperonin kutitë e zeza në fushën ku u përplas avioni, por ajo që shton dyshimet se ngjarja mund të ketë një tjetër pistë, janë vrimat e dyshimta që u panë në krahët e mjetit fluturues.

Sipas disa burimeve mediatike, një tjetër alternativë mund të jetë dhe vendosja e avionit aksidentalisht në objektivin e mbrojtjes ajrore ruse, por ende asgjë nuk është konfirmuar.

Sipas kursit të aeroplanit në Radar 24, ai po fluturonte mbi republikën e Dagestanit përgjatë bregut të Detit Kaspik, pas së cilës u zhduk nga gjurmimi, duke sugjeruar se ishte i ekspozuar ndaj sistemeve të mbrojtjes ajrore në Rusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com