Qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë në Krujë, del nga shtrati lumi Ishëm

Dhe pse reshjet e shiut kanë pushuar që prej mbrëmjes së kaluar dhe niveli i lumit Ishëm ka rënë ndjeshëm, në fshatin Murqinë të Krujës qindra hektarë tokë bujqësore vijojnë të jenë nën ujë që dje. Shkak është mosfunksionimi i kanaleve kulluese, të cilët nuk përcjellin ujin për në lumë.

Lagja fundore e këtij fshati vijon të jetë e izoluar pasi prezenca e ujit në rrugë është mbi 30 cm. Ndërkohë në zonat malore reshjet e dëborës kanë reshtur gjate natës, por niveli i saj ka shkuar deri në 30 cm.

BalkanWeb mëson se problem sot janë ngricat e krijuara nga rënia e ndjeshme e temperaturave, ndërkohë kalimi në aksin nacional Krujë- Qafshtamë, por edhe në rrugët e fshatrave bëhet vetëm me zinxhirë. Vlen për t’u theksuar se i gjithë rrethi është furnizuar me energji elektrike pa ndërprerje.

/a.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com