Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e kësaj të enjte, datë 26 Dhjetor, miratimin e dhënies së pensionit të posaçëm shtetëror për 15 personalitete që i kanë dhënë shumë Shqipërisë, por deri më sot merrnin pension social të zakonshëm.
Këta intelektualë do të marrin shtesë të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Emrat që përfitojnë pension të posaçëm shtetëror:
1- Arqile Ndoni Lipe
2- Florinda Vangjel Mazreku
3- Marjana Ndue Leka
4- Zef Ludovik Çoba
5- Suzana Zija Turku
6- Ilir Mihallaq Pojani
7- Haxhi Hajdar Ballgjini
8- Bashkim Dalip Hoxha
9- Sulejman Haxhi Mema
10- Andrea Lluka Marko
11- Robert Seladin Kuqo
12- Bujar Haxhi Luca
13- Pjerin Luigj Bushati
14- Shpëtim Ibrahim Kushta
15- Skënder Numan Gjondedaj
Siç shihet dhe nga këta emra, 15 intelektualët e përfshirë janë nga fusha të ndryshe të artit, kulturës, publicistikës, sportit dhe muzikës. Sa herë që këtë status e marrin personalitete të spikatura në vend, ka patur denoncime dhe akuza nga personat që janë lënë jashtë.