Gazetarja Anduena Llabani deklaroi në emisionin “360 Gradë” se e gjithë kupola e Partisë Socialiste, ka zbarkuar në Himarë, në mbështetje të kandidatit të tyre, Vangjel Tavo.
Mirëpo, ky i fundit ka mohuar gjithçka, duke thënë se në takime shkon gjithmonë vetëm, sepse do të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit.
“Më thoni qeveria që ka zbritur këtu? I vetmi moment që unë i kam takuar 5 minuta dhe nuk ka lidhje me fushatën, se nuk kishte filluar akoma. Ka qene ardhja e ministres së Kulturës me zëvendës kryeministren. Kush? Më thoni një qeveritar tjetër që më ka shoqëruar mua në takime. Unë shkoj vetëm sepse dua të kem kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit”, u shpreh Tavo.
/a.r