“Qëndroni në Meksikë”/ Trump nuk heq dorë nga lufta ndaj emigrantëve: Shpall gjendjen e emergjencës në kufirin jugor! Do të vendosim trupa për t’u përballur me…

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se do të shpallë gjendjen e emergjencës në kufirin jugor të vendit, lidhur me luftën kundër emigracionit.

Ai paralajmëroi se do të vendosë në kufio trup[a që do të merren me përballimin e “pushtimit” të vendit, ndërsa kartelet e drogës u shpreh se do të konsiderohen organizata terroriste.

“Sot do të nënshkruaj disa urdhra ekzekutivë. Me këto veprime do të nisëm rikthimin e Amerikës dhe një revolucion të një sensi të përbashkët. Do deklaroj emergjencë kombëtare në kufirin jugor. Të gjitha hyrjet e paligjshme do ndalohen në vend. Do kthejmë të huajt e paligjshëm, kriminel që kanë ardhur në vendin tonë. Qëndroni në politikat e Meksikës. Do të vendos trupa në kufirin jugor për t’u përballur me pushtimin katastrofik me vendin tonë.Do dizenjojmë kartelet e drogës si organizata terroriste. Do i kërkoj qeverisë që të eliminojmë gangsterët e huaj që fusin krimin në territorin amerikan.Qëndroni në Meksikë, nën ligjin meksika Si komandant i lartë, kam përgjegjësinë që të mbrojmë vendin nga pushtimi. Më pas do luftoj inflacionin dhe koston e jetesës. Do deklarojmë emergjencë kombëtare për energjinë. Do shpojmë sa më shumë puse nafte”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com