Gazetari Igli Çelmeta për Dritare Tv ka komentuar çështjen Beleri dhe faktin se kush do të drejtojë Himarës, pasi kryebashkiaku i zgjedhur ndodhet në burg.
Çelmeta deklaroi se Greqia synon të kthejë Himarën në minoritet dhe po e përdor Fredi Belerin për këto interesa.
“Duke analizuar shkrimet e mediave greke kam kuptuar se kjo është një lojë e qeverisë së Athinës, duke aluduar emrat për kryebashkiak në Himarë. Shkrimet duket sikur janë shkruar nga qeveria, për të treguar që bashkia e Himarës është e Greqisë. Propagandë, që kanë lidhje me qeverinë greke, nuk ka asgjë të vërtetë. Kjo bëhet për t’i bërë presion qeverisë shqiptare, por qëndrimi i Edi Ramës ka qenë i duhur.
Nëse çështja e Belerit do të hetohet sipas rregullave, ai ka zero mundësi për t’u liruar. Ka prova që vërtetojnë se Beleri bashkë me të tjerë blinin vota në Himarë. Qeveria greke e përdor Belerin për interesat në Himarë. Beleri i premtoi grekëve që do fitonte në zgjedhje, u mbështet edhe financiarisht nga ky shtet. I kishte premtuar po ashtu se kur të bëhej censusi, Himara do të dilte minoritet grek.
Por duhet të bëhet e qartë se Himara është tokë shqiptare. Greqia po e kupton se me Belerin e ka të humbur, tani po përdor mediat duke nxjerrë emra që mund t’i shërbejë interesave të saj. Por ende nuk ka asnjë emër të konfirmuar nga qeveria Rama. Greqia kërkon ta kthejë Himarën në minoritet”, deklaroi gazetari.