Nëse qyteti bie në duart e forcave ruse, cilat do të jenë pasojat strategjike për Ukrainën?
Ukraina po i bën thirrje popullatës civile në qytetin e saj lindor të Pokrovsk që të evakuohen pasi trupat ruse po i afrohen periferisë së saj.
Një nga pyetjet më të shumta drejtuar ekspertëve ushtarakë është se çfarë do të ndodhë nëse Rusia pushton Pokrovskin.
Sa serioze është situata në këtë qytet? Nëse qyteti bie në duart e forcave ruse, cilat do të jenë pasojat strategjike për Ukrainën?
Analisti ushtarak Sean Bell thotë se është shumë e vështirë të flasësh me siguri mbi ecurinë taktike të luftës duke pasur parasysh mungesën relative të informacionit të detajuar për përparimin, sfidat dhe mundësitë.
Megjithatë, duket se objektivi afatshkurtër i Vladimir Putin për “operacionin e tij special ushtarak” është të sigurojë Krimenë, Donbasin dhe urën tokësore midis dy zonave.
Përpjekja kryesore e Rusisë duket se ka qenë sigurimi i komponentit përfundimtar të Donbasit dhe pavarësisht numrit të lartë të viktimave (më shumë se 1000 viktima në ditë), Rusia vazhdon të bëjë përparim të ngadaltë por të qëndrueshëm.
Pokrovsk është një qendër logjistike dhe transporti strategjikisht e rëndësishme për forcat ukrainase në rajon, dhe forcat ruse tani raportohet të jenë vetëm gjashtë milje larg qytetit, duke i bërë ukrainasit të evakuojnë popullsinë civile.
Presidenti rus e di se është shumë e vështirë të këtë të njëjtin përparim gjatë muajve të dimrit, kështu që ai ka ndoshta 10 deri në 12 javë në dispozicion për të arritur objektivat e tij.
Nëse forcat ruse mund të pushtojnë Pokrovsk para dimrit, me shumë gjasa Putin do të tregojë se është gati të negociojë për paqe dhe për t’i dhënë fund konfliktit.
Në varësi të rezultatit të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në SHBA, kjo shton mundësinë që Putin të shpërblehet për pushtimin e tij brutal të Ukrainës, që do të kishte implikime të thella për sigurinë globale.