Qëlloi për vdekje Alfred Dedjan, autori Julian Gjoshi shfaq çrregullime para hetuesve

26-vjeçari Julian Gjoshi është dorëzuar në polici ditën e sotme pasi dyshohet se qëlloi për vdekje me armë zjarri Alfred Dedjan ditën e djeshme.

Grupi hetimor dyshon nga hetimet e deritanishme se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta mes autorit dhe viktimës gjatë kohëve të fundit.

Mësohet se Gjoshi ka shfaqur çrregullime gjatë dorëzimit të tij tek autoritetet.
Sa i përket armës së krimit, ajo është sjellë në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë nga avokati i 26-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com