Qëlloi me kallashnikov drejt një lokali, arrestohet pas 4 vjetësh Spartak Çela

Policia ka vënë në pranga në Pogradec Spartak Çelën, i cili ishte prej 4 vjetësh në arrati pasi u shpall në kërkim për ngjarjen e vitit 2020, ku qëlloi me kallashnikov drejt disa personave në një lokal në Velçan të Mokërs.

Çela doli sërish në skenë më 26 prill të vitit 2024 kur kërcënoi punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike po në Mokër dhe arriti të fshije sërish.

Pasditen e sotme pas disa informacioneve të marra në rrugë operative, policia kishte mësuar se ai ishte kthyer në banesën e tij në fshatin Velçan. Pas organizimit të aksionit të drejtuar nga vetë komisari Elton Halili, efektivët e policisë kanë rrethuar banesën dhe kanë bërë të mundur arrestimin e 39-vjeçarit.

Ai po transportohet drejt qelisë së paraburgimit në Drenovë. Theksojmë se për 4 vite me radhë që nga ngjarja e parë kur ai shtiu me armë drejt 5 personave në lokalin e fshatit, kishte mundur të fshihej shumë mirë  ndaj policisë, në Malsinë e Mokrës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com