Qëlloi me armë pranë banesës së një 20-vjeçari në Lushnjë, arrestohet autori i shpallur në kërkim

Është arrestuar nga Policia e Lushnjës 35-vjeçari i shpallur në kërkim, i cili pas një sherri me një 20-vjeçar në fshatin Dushk, qëlloi në ajër me armë zjarri pranë banesës së të riut, me qëllim kanosjen e tij.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta që këta dy shtetas kishin pasur në një lokal të fshatit.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

•Qëlloi në ajër me pistoletë, në afërsi të banesës së shtetasit me të cilin u konfliktua, me qëllim kanosjen, ndalohet 35-vjeçari i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim O. D., 35 vjeç, banues në fshatin Dushk, pasi dyshohet se më datë 12.01.2025, me qëllim kanosjen, ka qëlluar në ajër, me pistoletë, në afërsi të banesës së shtetasit F. R., 20 vjeç. Këta 2 shtetas dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Dushk.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com