Qëllohen me thikë dy vëllezër në Durrës, autori një 37-vjeçar, policia i vihet pas

Dy vëllezër janë qëlluar me thikë në lagjen nr. 5 të qytetit të Durrësit, e për pasojë janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Sipas policisë, autori është një 37-vjeçar, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe po vijon puna për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij konflikti.

“Durrës/Informacion paraprak: Në lagjen nr. 5, si pasojë e një konflikti janë dëmtuar me mjet prerës, shtetasit M. B., 38 vjeç dhe K. B., 35 vjeç (vëllezër), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes   dhe falë veprimeve të shpejta në vendngjarje dhe sigurimit të informacionit, kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit R. F., 37 vjeç. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e  Prokurorisë po vijon punën për identifikimin e autorit tjetër, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com