Qeli në shtëpi për të ruajtur veten nga djali me vese

Një grua në Tajlandë raportohet të ketë ndërtuar një qeli të vërtetë burg me hekura të fortifikuar në banesën e saj, me qëllimin e vetëm, për të mbrojtur djalin nga veset.

Pas më shumë se 20 vitesh në panik, 64-vjeçarja nga provinca Buriram ndërmori këto masa pasi djali kishte varësi nga droga dhe veset dhe shpesh herë bëhej i dhunshëm për të dhe fqinjët.

Ajo pajtoi një kompani për t’i ndërtuar një qeli në shtëpi, ku mund të mbyllte të birin 42-vjeçar sa herë që ai bëhej agresiv.

Gruaja i tha policisë se kishte provuar gjithçka për ta ndihmuar djalin e saj gjatë këtyre viteve, përfshirë rehabilitimin në më shumë se 10 qendra të ndryshme në vend, por asgjë nuk funksionoi dhe ai bëhej gjithnjë e më i dhunshëm me kalimin e kohës.

Më 23 tetor, gruaja u detyrua të thërriste policinë pasi nuk mund ta kontrollonte dot më të birin. Ai u shtrua në një spital, por ajo e dinte se do të kthehej, ndaj vendosi të krijonte qelinë. Gruaja e moshuar, e njohur vetëm si zonja A. nga mediat, siguroi që djali i saj të kishte qasje në kushte bazike dhe la një hapësirë midis shufrave për t’i dhënë ushqim dhe ujë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com