Kreu i PD Sali Berisha sapo ka dalë nga banesa e tij, për t’u nisur drejt zyrave të SPAK. Berisha është thirrur këtë të mërkurë në SPAK, ndërsa hetimet ndaj tij për dosjen “Partizani” janë drejt fundit.
Ai u shpreh se deklaratën e plotë do ta bëjë para godinës së SPAK, por u shpreh se ishte më i motivuar se kurrë.
Berisha: Ju prisja atje, të bëja deklaratën time, dua ta bëj atje. Jam më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigje këtij zotërisë. Për fitore e për të gjithë. Është një trillim fund e krye dhe një vendim politik i Ramës që ka zgjedhur mënyrën për të siguruar mandatin e katër.