Presidenti Vladimir Putin, tha se Rusia do të jetë e përgatitur që të bisedojë me Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Evropën lidhur me të ardhmen e Ukrainës, nëse ata duan, por Moska do të mbrojë interesat e saj kombëtare.
Putin, i cili nisi luftën e paprovokuar kundër Ukrainës më 2022, vazhdimisht ka thënë se do të ishte i përgatitur që të bisedonte për paqen, edhe pse zyrtarët perëndimorë kanë thënë se ai po pret që të mbahen zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor, para se të bëjë një përpjekje të mirëfilltë.
“Në Ukrainë, ata që janë agresivë kundrejt Rusisë, në Evropë dhe SHBA – a duan ata që të negociojnë? Lëni ta bëjnë. Por, ne do të negociojmë duke u bazuar në interesat tona kombëtare”, tha Putin gjatë një mbledhje me udhëheqjen e mbrojtjes në Moskë.
“Ne nuk do të heqim dorë nga ajo që është e jona”, tha Putin, duke shtuar se Rusia nuk synon që të luftojë me Evropën.