Putin rrit me 25% shpenzimet ushtarake për 3 vitet e ardhshme, miratohet buxheti më sekret në historinë post sovjetike

Presidenti rus, Vladimir Putin ka miratuar një buxhet të fokusuar ushtarak për periudhën 2025-2027, tregon një dokument i publikuar në faqen zyrtare të akteve ligjore të dielën.

Buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm përfshin një rritje prej 25% në shpenzimet ushtarake, por do të jetë më sekreti në historinë post sovjetike, me pothuajse një të tretën e të gjitha shpenzimeve të mbyllura për shqyrtimin publik, raporton Reuters.

Qeveria ka pranuar se nevojat e asaj që Moska e quan operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë dhe mbështetja për ushtrinë do të mbeten prioriteti buxhetor së bashku me nevojat sociale dhe zhvillimin teknologjik.

Qeveria e ka paraqitur projektbuxhetin të “balancuar”, ku deficiti ka rënë në 0.5% kundrejt deficitit të parashikuar të këtij viti prej 1.7% dhe borxhi shtetëror mbetet nën kufirin 20% për tri vjetët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com