‘Putin nuk do ndalet me Ukrainën’! Biden: Të zhbllokohet urgjent ndihma për Kievin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka paralajmëruar se Rusia dhe agresioni i saj nuk do të ndalet me Ukrainën. Deklaratën e tij, Biden e bëri gjatë një takimi zyrtar me Kryeministrin e Çekisë, Petr Fiala.

Ukraina po kalon momentet më kritike në kufijtë e saj lindor si rrjedhojë Biden kërkoi nga Kongresi zhbllokimin e ndihmave prej miliarda dollarësh për Ukrainën.

“Siç kujton Republika Çeke, Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë. Ndikimi i NATO-s duhet të jetë i rëndësishëm. Kongresi duhet tëmiratojë fondet për Ukrainën dhe duhet ta bëjë tani”, tha Biden.

Pas deklaratës së Joe Biden, Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson ka njoftuar kolegëve të partisë së tij se këtë javë do të përpiqet të vërë në votim katër projektligje të veçanta, duke përfshirë tre për ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, citojnë mediat amerikane. Por Senati nuk është dakord me ndarjan e ndihmave, duke krijuar një ngërç në raportet mes demokratëve dhe republikanëve.

Sakaq, dronët rus kanë vërshuar drejt Ukrainës, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë. 9 dronë u arritën të kapeshin nga forcat ukrainase. Sirena janë dëgjuar edhe në rajonin e Zaporizhtias, duke rritur nivelin e alarmit për autoritetet ndërkombëtare për shpërthimeve në zonat e pasura me materiale bërthamore.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Grossi ka bërë me dije rrezikun në rritje të një aksidenti bërthamor në termocentralin e Zaporizhtias. Sipas tij, situata është jashtëzakonisht e brishtë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com